Title Image

Profili

Për rreth 31 vite ndjekim pasionin e të krijuarit ide dhe projekte të mëdha duke arritur të prekim standarde në çdo gjë që bëjmë. Kompania “Edil Al” është e angazhuar në ndërtimin e projekteve cilësore, duke mbështetur partneritete afatgjatë.

Sot ne nuk jemi thjesht ndërtues, ne mendojmë për çdo aspekt të projektit tuaj dhe këtë e arrijmë duke manaxhuar të gjitha proçeset e jetës së ndërtimeve tona, që nga hapësirat urbane dhe ndërtimi i saj e deri tek cilësia e jetës tuaj.

Kompania “Edil Al” ndërton dhe ka ndërtuar banesa, komplekse turistike, shkolla, rrugë dhe komplekse komerciale. Rezultatet tona të kënaqshme të ndërtimit rezultojnë nga përvojat e praktikuesve të trajnuar dhe të kredencializuar dhe ekspertë në shumë fusha karriere, tregti dhe komunitete të praktikës.

Kodi i Etikës i “Edil Al” rregullon aktivitetet tona të biznesit dhe na lejon të tejkalojmë vazhdimisht pritjet. Kodi ynë përfshin respektimin e ligjit, sigurinë në të gjithçka, demonstrimin e integritetit, shmangien e konflikteve të interesave, konfidencialitetin e partnerëve të biznesit, përmbushjen ose tejkalimin e standardeve të kodit teknik, duke mbështetur në të njëjtën kohë fusha të ndryshme të karrierës, standardet e kompetencës teknike dhe sigurinë.