Concord Center – Qendër Biznesi dhe Rezidenciale

Edil Al, pas suksesit të saj me Galeria – ETC dhe Kristal Center vazhdon me qëndrën më të re tregtare, në një pikë tjetër strategjike të Tiranës. Qëndra ndodhet në një kompleks rezidencial, pranë unazës së Tiranës , në Rrugën 5 Maji.

Ky kompleks, është pozicionuar në një nga zonat më të populluara të Tiranës, me një sipërfaqe prej 26,000 m2, vetëm 2 km larg qendrës së Tiranës. Krahas pjesës rezidenciale komode për banim, qendra ka një strukturë të veçantë arkitekturore, në të cilën përfshihen ambiente të ndryshme tregtare, shërbimi, argëtimi, hapësira parkimi i jashtëm dhe i brendshëm, hapësira të gjelbëruara për shplodhje, vëndi ideal për familjen dhe miqtë.

Këto ambiente të sistemuara dhe të mirë organizuara, garantojnë suksesin e biznesit tuaj.

Sipërfaqja:

16 000 m2

Investitor:

“Concord Investment” sh. p. k

Përfunduar:

2012