Kompania “Edil Al” u ofron mundësinë talenteve të reja dhe profesionistëve me përvojë që të jenë pjesë në shkrimin e historisë sonë. Një histori që tregon se suksesi ynë mbështetet fuqimisht te burimet e kualifikuara njerëzore. Investimi te këta profesionistë është një vlerë e shtuar që sjell zhvillim dhe risi.
Nëse jeni të interesuar, ju lutem dërgoni CV-në tuaj në adresën info@edilal.com
Vende te lira pune:
Shoqëria “EDIL AL-IT”shpk kërkon të punësojë :
Arkitekt që të plotësojë këto kritere:
– Të ketë përfunduar studimet e larta për Arkitekture
– Të ketë një eksperiencë pune në projekte të objekteve civile, për të paktën 5 vjet.
– Te përgatise dosje per leje sheshi,leje ndërtimi, projekt zbatimi,për projekte të reja.
– Të ketë ndjekur të paktën,një projekt të plotë në të gjitha fazat e zbatimit.
– Të zotërojë shumë mirë gjuhën angleze/italiane në të folur dhe të shkruar.
– Të zotërojë shumë mirë programet e paketës office dhe AutoCAD etj.
– Të zotërojë leje drejtimi automjeti.
Ju lutemi dërgoni aplikimin tuaj (CV) në adresën info@edilal.com jo më vonë se data 30/10/2020.
- Shoqëria “Edil Al-It”shpk kërkon të punësojë :
Inxhinier ndërtimi, që të plotësojë këto kritere:
– Të ketë përfunduar studimet e larta për inxhinieri ndërtimi
– Të jetë mashkull 35 – 45 vjec
– Të ketë një eksperiencë pune në zbatim,në objekte civile, për të paktën 10 vjet.
– Të ketë ndjekur të paktën,një projekt të plotë në të gjitha fazat e zbatimit.
– Të zotërojë shumë mirë gjuhën angleze në të folur dhe të shkruar.
– Të zotërojë shumë mirë programet e paketës office dhe AutoCAD
– Të zotërojë leje drejtimi automjeti.
Detyrat dhe përgjegjësitë
– Drejton dhe organizon punën në kantier
– Kontrollon zbatimin e projektit,përpilon libreza masash dhe situacione punimesh,si dhe kushtet teknike të zbatimit të projektit
– Të njohë ligjislacionin në fuqi dhe të zbatojë rregullat e sigurimit teknik në kantier
– Të ketë njohuri në hartimin e grafikëve të punimeve
– Të përpiloje borderotë e punonjësve,sipas përshkrimit të proceseve të punës në objekt.
– Të ketë aftësi shumë të mira komunikimi dhe drejtimi
Ju lutemi dërgoni aplikimin tuaj (CV) në adresën info@edilal.com jo më vonë se data 30.10.2020.
- Shoqëria “Edil Al-It”shpk kërkon të punësojë: Jurist që të plotësoje këto kritere:
Të ketë përfunduar studimet e larta për drejtësi,
Të ketë eksperience pune në shoqëri tregtare,për të paktën 5 vjet,
Të zotërojë gjuhën angleze dhe italiane të shkruar dhe të folur
Të zotëroje leje drejtimi automjeti
Detyrat dhe përgjegjësitë:
Të jete përgjegjës për të hartuar kontrata ,marrëveshje,dhe dokumenta ligjore të tjera.
Të ketë njohuri të posaçme në ndërtimin e marrëdhënieve juridike,civile,administrative,legjislacioni tatimor,proçedurial,fiskal dhe në fushën e ndërtimit.
Të ketë aftësi shumë të mira ndërpersonale,komunikimi dhe organizimi.
CV të dërgohen në adresën : info@edilal.com, brenda datës 30.06.2019.
Shoqëria “Edil Al-It”shpk kërkon të punësojë:
Drejtor Teknik Kantieri, që të plotësojë këto kritere:
- Edukimi: Inxhinier Ndertimi
- Eksperienca: Te kete mbi 10 vjet eksperience pune ne kete pozicion ne kompani ndërtimi
- Njohuri kompjuterike: Autocad, Microsoft Office
- Gjuhe te Huaja: Anglisht dhe ndonjë gjuhe tjetër te BE
- Te kete aftësi shume te mira te punës ne grup
- Te kete aftësi shume te mira planifikuese dhe organizuese
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Marrjen e projektit nga Dega Teknike dhe ben zberthimin sipas proceseve te punes, te preventivit te detajuar te zbatimit dhe ndarjen e tij ne grupe.
- Krijimin e grafikut te punimeve per projektin qe drejton.( per projektet qe zgjasin mbi nje vit, duhet te bej Grafik tre mujor, gjashte mujor, vjetor duke u bazuar tek grafiku I total projektit).
- Ne perputhje me grafikun e punimeve ndertimore te objektit , krijon grafikun e blerjeve apo tenderimeve. Ky grafik do te behet ne bashkepunim me Drejtorine Teknike per te bashkerenduar me te gjithe kantieret e tjere dhe me miratimin e Administratorit te Kompanise.
- Realizon planin i organizimit të punimeve së bashku me organigramën e kantierit dhe rregulloren e Kantierit së bashku me detyrat e përgjegjësitë e personelit dhe e dergon per miratim Drejtorit te Zyres teknike dhe per aprovim tek Administratori i Kompanise.
- Kontrollin e nevojshëm për plotësimin me detaje të projektit dhe zgjidhjen e problemeve teknike që mund të ndodhin në objekt. Në rast se nevojitet, njofton projektuesit ose konsulentët e projektit;
- Vizatimin dhe aprovimin e detajeve dhe specifikimeve teknike të cilat janë lënë pa u zgjidhur nga studio e projektimit ose janë ndryshuar me kërkesë nga Investitori si dhe azhornimin e projektit me ndryshimet e realizuara;
- Ndjekja për marrjen nga Bashkia të Akteve të Piketimit, Kuotës ± 0.00, karabinasë dhe sistemimeve;
- Krijimin e specifikimeve teknike për materialet apo pajisjet të cilat do të tenderohen si edhe te kushteve te pjesemarrjes ne tender te tenderuesve.
- Organizon dhe përgatit te gjitha materialet , lejet qe kërkohen dhe te gjithë procedurën ne kohe rekord per institucionet shteterore (Bashki, IKMT,etj).
- Miraton planet e punës te sjella nga inxh e terrenit dhe ndjek rritmin e zbatimit
- Percjell tek inxhinieret e terrenit grafiket dhe ecurine qe duhet te kete puna.
- Te beje te gjitha metodologjite e punimeve te reja qe mund te dalin ne projekt ,per propozim tek Drejtori Teknik dhe Supervizori.
- Per cdo objekt te kerkoje measurement sheet, dhe te krijoje dosjet e veçanta.
- Per cdo objekt te kerkoje AS-Build drawings te mbyllura per cdo proces te mbyllur..
- Te kerkoje nga ing e terrenit te gjitha punimet e paparashikuara te kryera ,se bashku me proces-verbalet e mbajtuara (foto etj) dhe me firmën e site supervizor ( e domosdoshme)
- Te kerkoje llogari per HSE dhe Quality ne kantier.
- Mban marredheniet me nenkontraktoret, pranon dhe aprovon ( mbas kontrollit te site ing) te gjithe librezat e masave dhe situacionet e pjeseshme dhe i percjell me firmen e tij per tek Dega Teknike.
- Sebashku me Drejtorin e kantierit jane pergjegjes per realizimin e projektit brenda afateve dhe kostove financiare.
Ju lutemi dërgoni aplikimin tuaj (CV) në adresën info@edilal.com jo më vonë se data 30.04.2019.
- Shoqëria “Edil Al-It”shpk kërkon të punësojë :
Inxhinier i Preventivimit dhe Kostos, që të plotësojë këto kritere:
- Edukimi: Inxhinier Ndertimi
- Eksperienca: Te kete mbi 10 vjet eksperience pune ne kete pozicion ne kompani ndërtimi
- Njohuri kompjuterike: Autocad, Microsoft Office
- Gjuhe te Huaja: Anglisht dhe ndonjë gjuhe tjetër te BE
- Te kete aftësi shume te mira te punës ne grup
- Te kete aftësi shume te mira planifikuese dhe organizuese
Detyrat dhe përgjegjësitë:
–
- Kryen rol teknik, organizativ dhe supervizor per projektet ne ndërtim;
- Harton preventivat o objekteve te planifikuara per t’u ndërtuar nga kompania;
- Rivlereson preventivat me fonde publike apo preventiva te tjera per projekte te porositura nga Kompania, mbas shqyrtimit te projektit dhe aplikon çmimet per njësi sipas analizave teknike te Kompanise;
- Ben zbërthimin e preventivave te objekteve dhe nxjerr nevojat per materiale dhe ja paraqit Drejtoris se Deges Teknike;
- Harton analiza teknike te zërave te rinj te punës;
- Ben përgjithësime dhe nxjerr koeficiente tekniko-ekonomik, qe shërbejnë per planifikim fondi sipas llojit te ndërtimit;
- Hartimi i analizave te çmimeve dhe mbajtja e çmimeve koherente;
- Plotesimi i dokumentave te kantierit dhe kontrolleve ne kantier;
- Mbyllja e dokumentacionit te objektit;
- Berjen e tabeles te çmimeve te miratuara te pagesave te nenkontraktoreve dhe te punetorise per punimet e punetoreve te firmës
Ju lutemi dërgoni aplikimin tuaj (CV) në adresën info@edilal.com jo më vonë se data 30.04.2019.
- Shoqëria “Edil Al-It”shpk kërkon të punësojë :
Përgjegjës furnizimi për materiale ndërtimi, që të plotësojë këto kritere:
– Të ketë përfunduar studimet e larta për inxhinieri ndërtimi ose ekonomike;materialesh
– Të ketë eksperience pune në fushen e ndërtimit .
– Të njohë shume mire materialet e ndërtimit
– Të zotërojë shumë mirë gjuhën angleze në te folur dhe të shkruar.
– Të zotërojë shumë mirë programet e paketës office dhe outlook.
– Të zotërojë leje drejtimi automjeti.
Detyrat dhe përgjegjësitë:
– Përgjegjës për furnizimin me materiale, mallra dhe shërbime sipas kërkesave që
paraqiten nga objektet në ndërtim.
– Harton kërkesat për blerje, si brenda dhe jashtë vendit,dhe ndjek përputhjen e tyre me
standartet dhe cilësine e kërkuar.
– Mbledh dhe analizon ofertat e tregut mbi bazën e kërkesave për cdo objekt.
– Krijon database për kompanitë dhe produktet e ofruara prej tyre
– Harton kontratat për furnizime materialesh në bazë të procedurave dhe rregullave të
miratuara nga kompania
– Mbikqyr proceset e marrjes së dokumentacionit, magazinimit dhe daljes së materialeve
nga magazina.
– Të ketë aftësi shumë të mira komunikimi, negocimi dhe organizimi.
Ju lutemi dërgoni aplikimin tuaj (CV) në adresën info@edilal.com jo më vonë se data 10.03.2019.
- Shoqëria “EDIL AL-IT”sh.p.k., kërkon të punësojë Financier
Emertimi i Pozicionit: Financier në Kantier ndërtimiDETYRAT
- Regjistron dokumentacionin kontabël nga magazina, arka, banka dhe merr masa për kontabilizmin në kohë të tij.
- Kryen rakordim periodik me klientët dhe furnitorët dhe arshivimi i aktit të rakordimit në dosjet përkatëse.
- Përgatit dhe dorëzon pasqyrat e ndryshme financiare periodike dhe vjetore në zyrat qendrore.
- Ndjek marrëdheniet e përhershme me zyrën e tatim-taksave dhe institucioneve të tjera shtetërore.
PROFILI AKADEMIK: Diplomë Universitare në Fakultetin Ekonomik, dega Financë
EKSPERIENCA PROFESIONALE: 3(tre) ose më shumë vite pune experiencë në financë
VENDI I PUNES : RESORTI ‘’SAN PIETRO’’,NE GJIRIN E LALZIT
AFTESI DHE ZOTESI:
· Të ketë njohuri shumë të mira të programit Financa 5.0
- Aftesi te mira ndërpersonale dhe komunikimi.
- Aftësi të shkëlqyera në te shkruar dhe të folur.
- Njohje e gjuhës angleze
Ju lutemi dërgoni aplikimin tuaj (CV) në adresën info@edilal.com jo më vonë se data 30/9/2019.