Title Image

Karriera

Kompania “Edil Al” u ofron mundësinë talenteve të reja dhe profesionistëve me përvojë që të jenë pjesë në shkrimin e historisë sonë. Një histori që tregon se suksesi ynë mbështetet fuqimisht te burimet e kualifikuara njerëzore. Investimi te këta profesionistë është një vlerë e shtuar që sjell zhvillim dhe risi.

Nëse jeni të interesuar, ju lutem dërgoni CV-në tuaj në adresën info@edilal.com

 

Vende te lira pune:

  • Shoqëria “Edil Al-It”shpk  kërkon të punësojë :

      Drejtor Teknik Kantieri, që të plotësojë këto kritere:

  • Edukimi: Inxhinier Ndertimi
  • Eksperienca: Te kete mbi 10 vjet eksperience pune ne kete pozicion ne kompani ndërtimi
  • Njohuri kompjuterike: Autocad, Microsoft Office
  • Gjuhe te Huaja: Anglisht dhe ndonjë gjuhe tjetër te BE
  • Te kete aftësi shume te mira te punës ne grup
  • Te kete aftësi shume te mira planifikuese dhe organizuese

 

Detyrat dhe përgjegjësitë:

 

  • Marrjen e projektit nga Dega Teknike dhe ben zberthimin sipas proceseve te punes, te preventivit te detajuar te zbatimit dhe ndarjen e tij ne grupe.
  • Krijimin e grafikut te punimeve per projektin qe drejton.( per projektet qe zgjasin mbi nje vit, duhet te bej Grafik tre mujor, gjashte mujor, vjetor duke u bazuar tek grafiku I total projektit).
  • Ne perputhje me grafikun e punimeve ndertimore te objektit , krijon grafikun e blerjeve apo tenderimeve. Ky grafik do te behet ne bashkepunim me Drejtorine Teknike per te bashkerenduar me te gjithe kantieret e tjere dhe me miratimin e Administratorit te Kompanise.
  • Realizon planin i organizimit të punimeve së bashku me organigramën e kantierit dhe rregulloren e Kantierit së bashku me detyrat e përgjegjësitë e personelit dhe e dergon per miratim Drejtorit te Zyres teknike dhe per aprovim tek Administratori i Kompanise.
  • Kontrollin e nevojshëm për plotësimin me detaje të projektit dhe zgjidhjen e problemeve teknike që mund të ndodhin në objekt. Në rast se nevojitet, njofton projektuesit ose konsulentët e projektit;
  • Vizatimin dhe aprovimin e detajeve dhe specifikimeve teknike të cilat janë lënë pa u zgjidhur nga studio e projektimit ose janë ndryshuar me kërkesë nga Investitori si dhe azhornimin e projektit me ndryshimet e realizuara;
  • Ndjekja për marrjen nga Bashkia të Akteve të Piketimit, Kuotës ± 0.00, karabinasë dhe sistemimeve;
  • Krijimin e specifikimeve teknike për materialet apo pajisjet të cilat do të tenderohen si edhe te kushteve te pjesemarrjes ne tender te tenderuesve.
  • Organizon dhe përgatit te gjitha materialet , lejet qe kërkohen dhe te gjithë procedurën ne kohe rekord per institucionet shteterore (Bashki, IKMT,etj).
  • Miraton planet e punës te sjella nga inxh e terrenit dhe ndjek rritmin e zbatimit
  • Percjell tek inxhinieret e terrenit grafiket dhe ecurine qe duhet te kete puna.
  • Te beje te gjitha metodologjite e punimeve te reja qe mund te dalin ne projekt ,per propozim tek Drejtori Teknik dhe Supervizori.
  • Per cdo objekt te kerkoje measurement sheet, dhe te krijoje dosjet e veçanta.
  • Per cdo objekt te kerkoje AS-Build drawings te mbyllura per cdo proces te mbyllur..
  • Te kerkoje nga ing e terrenit te gjitha punimet e paparashikuara te kryera ,se bashku me proces-verbalet e mbajtuara (foto etj) dhe me firmën e site supervizor ( e domosdoshme)
  • Te kerkoje llogari per HSE dhe Quality ne kantier.
  • Mban marredheniet me nenkontraktoret, pranon dhe aprovon ( mbas kontrollit te site ing) te gjithe librezat e masave dhe situacionet e pjeseshme dhe i percjell me firmen e tij per tek Dega Teknike.
  • Sebashku me Drejtorin e kantierit jane pergjegjes per realizimin e projektit brenda afateve dhe kostove financiare.

 

 

Ju lutemi dërgoni aplikimin tuaj (CV) në adresën info@edilal.com jo më vonë se data 30.04.2019.

 

  • Shoqëria “Edil Al-It”shpk  kërkon të punësojë  :

Inxhinier i Preventivimit dhe Kostos, që të plotësojë këto kritere:

  • Edukimi: Inxhinier Ndertimi
  • Eksperienca: Te kete mbi 10 vjet eksperience pune ne kete pozicion ne kompani ndërtimi
  • Njohuri kompjuterike: Autocad, Microsoft Office
  • Gjuhe te Huaja: Anglisht dhe ndonjë gjuhe tjetër te BE
  • Te kete aftësi shume te mira te punës ne grup
  • Te kete aftësi shume te mira planifikuese dhe organizuese

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Kryen rol teknik, organizativ dhe supervizor per projektet ne ndërtim;
  • Harton preventivat o objekteve te planifikuara per t’u ndërtuar nga kompania;
  • Rivlereson preventivat me fonde publike apo preventiva te tjera per projekte te porositura nga Kompania, mbas shqyrtimit te projektit dhe aplikon çmimet per njësi sipas analizave teknike te Kompanise;
  • Ben zbërthimin e preventivave te objekteve dhe nxjerr nevojat per materiale dhe ja paraqit Drejtoris se Deges Teknike;
  • Harton analiza teknike te zërave te rinj te punës;
  • Ben përgjithësime dhe nxjerr koeficiente tekniko-ekonomik, qe shërbejnë per planifikim fondi sipas llojit te ndërtimit;
  • Hartimi i analizave te çmimeve dhe mbajtja e çmimeve koherente;
  • Plotesimi i dokumentave te kantierit dhe kontrolleve ne kantier;
  • Mbyllja e dokumentacionit te objektit;
  • Berjen e tabeles te çmimeve te miratuara te pagesave te nenkontraktoreve dhe te punetorise per punimet e punetoreve te firmës

Ju lutemi dërgoni aplikimin tuaj (CV) në adresën info@edilal.com jo më vonë se data 30.04.2019.

 

  • Shoqëria “Edil Al-It”shpk  kërkon të punësojë :

      Përgjegjës furnizimi për materiale ndërtimi, që të plotësojë këto kritere:

–              Të ketë përfunduar studimet e larta për inxhinieri ndërtimi ose ekonomike;materialesh
–              Të ketë eksperience pune në fushen e ndërtimit .
–              Të njohë shume mire materialet e ndërtimit
–              Të zotërojë shumë mirë gjuhën angleze në te folur dhe të shkruar.
–              Të zotërojë shumë mirë programet e paketës office dhe outlook.
–              Të zotërojë leje drejtimi automjeti.

Detyrat dhe përgjegjësitë:
– Përgjegjës për furnizimin me materiale, mallra dhe shërbime sipas kërkesave që
paraqiten nga objektet në ndërtim.
– Harton kërkesat për blerje, si brenda dhe jashtë vendit,dhe ndjek përputhjen e tyre me
standartet dhe cilësine e kërkuar.
– Mbledh dhe analizon ofertat e tregut mbi bazën e kërkesave për cdo objekt.
– Krijon database për kompanitë dhe produktet e ofruara prej tyre
– Harton kontratat për furnizime materialesh në bazë të procedurave dhe rregullave të
miratuara nga kompania
– Mbikqyr proceset e marrjes së dokumentacionit, magazinimit dhe daljes së materialeve
nga magazina.
– Të ketë aftësi shumë të mira komunikimi, negocimi dhe organizimi.

 

Ju lutemi dërgoni aplikimin tuaj (CV) në adresën info@edilal.com jo më vonë se data 10.03.2019.

 

  • Shoqëria “Edil Al-It”shpk  kërkon të punësojë :

    Inxhinier ndërtimi në zbatim, që të plotësojë këto kritere:

–              Të ketë përfunduar studimet e larta për inxhinieri ndërtimi
–              Të jetë mashkull 35 – 45 vjec
–              Të ketë një eksperiencë pune në zbatim,në objekte civile, për të paktën 10 vjet.
–              Të ketë ndjekur të paktën,një projekt të plotë në të gjitha fazat e zbatimit.
–              Të zotërojë shumë mirë gjuhën angleze në të folur dhe të shkruar.
–              Të zotërojë shumë mirë programet e paketës office dhe AutoCAD
–              Të zotërojë leje drejtimi automjeti.

Detyrat dhe përgjegjësitë

– Drejton dhe organizon punën në kantier
– Kontrollon zbatimin e projektit,përpilon libreza masash dhe situacione punimesh,si dhe kushtet teknike të zbatimit të projektit
– Të njohë ligjislacionin në fuqi dhe të zbatojë rregullat e sigurimit teknik në kantier
– Të ketë njohuri në hartimin e grafikëve të punimeve
– Të përpiloje borderotë e punonjësve,sipas përshkrimit të proceseve të punës në objekt.
–   Të ketë aftësi shumë të mira komunikimi dhe drejtimi

Ju lutemi dërgoni aplikimin tuaj (CV) në adresën info@edilal.com jo më vonë se data 10.03.2019.