Mundesi punësimi | Inxhinier i Preventivimit dhe Kostos

Shoqëria “Edil Al-It”shpk  kërkon të punësojë  :

Inxhinier i Preventivimit dhe Kostos, që të plotësojë këto kritere:

Edukimi: Inxhinier Ndertimi

Eksperienca: Te kete mbi 10 vjet eksperience pune ne kete pozicion ne kompani ndërtimi

Njohuri kompjuterike: Autocad, Microsoft Office

Gjuhe te Huaja: Anglisht dhe ndonjë gjuhe tjetër te BE

Te kete aftësi shume te mira te punës ne grup

Te kete aftësi shume te mira planifikuese dhe organizuese

Detyrat dhe përgjegjësitë:

Kryen rol teknik, organizativ dhe supervizor per projektet ne ndërtim;

Harton preventivat o objekteve te planifikuara per t’u ndërtuar nga kompania;

Rivlereson preventivat me fonde publike apo preventiva te tjera per projekte te porositura nga Kompania, mbas shqyrtimit te projektit dhe aplikon çmimet per njësi sipas analizave teknike te Kompanise;

Ben zbërthimin e preventivave te objekteve dhe nxjerr nevojat per materiale dhe ja paraqit Drejtoris se Deges Teknike;

Harton analiza teknike te zërave te rinj te punës;

Ben përgjithësime dhe nxjerr koeficiente tekniko-ekonomik, qe shërbejnë per planifikim fondi sipas llojit te ndërtimit;

Hartimi i analizave te çmimeve dhe mbajtja e çmimeve koherente;

Plotesimi i dokumentave te kantierit dhe kontrolleve ne kantier;

Mbyllja e dokumentacionit te objektit;

Berjen e tabeles te çmimeve te miratuara te pagesave te nenkontraktoreve dhe te punetorise per punimet e punetoreve te firmës

Ju lutemi dërgoni aplikimin tuaj (CV) në adresën info@edilal.com jo më vonë se data 30.11.2021.