Title Image

Qëndrueshmëria

Home  /  Rreth Nesh  /  Qëndrueshmëria
CILËSIA

Me një eksperiencë të gjatë dhe të pasur në fushën e ndërtimit, ky hulumtim vazhdon të na çojë në një kërkim të vazhdueshëm për zgjidhje të reja dhe mjete më të mira për të kënaqur më mirë klientët tanë. Testimi rigoroz i kontrollit të kualitetit, performanca e lartë, standardet, partneriteti plotësues dhe proaktiv, kompetencat shumë të kualifikuara, të kombinuara me një qasje të drejtuar nga klientët ndaj biznesit, e kanë mbajtur kompaninë përpara teknologjisë.

Kjo shpjegon praninë tonë të jashtëzakonshme në treg për më shumë se 20 vite dhe perspektivat pozitive për të ardhmen e kompanisë.

 

SHËNDETI DHE SIGURIA

Pozita udhëheqëse e grupit “Edil Al” në sektorin e ndërtimit është forcuar duke mbajtur standarde të larta të sigurisë në çdo projekt për të cilin ne kemi qenë përgjegjës.

 

PËRGJEGJËSIA SOCIALE E KORPORATAVE

Grupi Edil Al është e angazhuar fuqimisht për arritjen dhe ruajtjen e niveleve të larta të integritetit të korporatës dhe etikës. Ne pajtohemi me të gjitha rregullat dhe rregulloret në fuqi.