Tirana Industrial Park

Tirana INDUSTRIAL PARK është një projekt ambicioz, i pari në llojin e tij në Shqipëri, i cili ndërthur konceptin e parkut logjistik me administrimin e biznesit, duke formuar një “Park industrial”.Ky projekt sjell një risi dhe një koncept të ri në mënyrën e të bërit “biznes” duke i dhënë përparësi adminsitrimit të drejtpërdrejtë të aktivitetit tregtar, ku në këtë mënyrë I ul kostot dhe proçedurat admisitrative të çdo lloj aktiviteti, si dhe bashkimin e shitjes me shumicë dhe pakicë.

Zona ka një sipërfaqe ndërtimi prej 75.000 m². Nga këto 20.000 m² janë sipërfaqe showroom-i dhe ndërkohë 55.000 m² janë sipërfaqe Magazina.
Parku industrial është projekti i parë në Shqipëri që ofron jo thjesht ambiente industriale dhe magazinuese të cilësisë së lartë, por dhe një gamë të plotë të shërbimeve logjistike, duke përfshirë këtu edhe shërbime te tjera për profile biznesesh nga me të ndryshmet.
Lidhja me akset kryesore të transportit kombëtar dhe ndërkombëtar është menduar që t’I shërbejë sa më mirë bizneseve.
Pjesë e kompleksit është dhe një ndërtesë qendrore ku do vendosen shërbimet bazë, zyrat për
administratorët, restorant, bar për punonjesit dhe vizitorët. Kjo ndërtesë është në pjesën veriore të zonës, pranë zonës së parkimit dhe në mbyllje të rrugës qendrore.

Sipërfaqja:

75 000 m²

Investitor:

“Concord Investment” sh. p. k