Rezidenca “Alba”

Rezidenca është e konceptuar në 2 kulla në formë L-je të ngritura në 9 kate banim me një siperfaqe ndërtimi në total 35.000 m², ku në mënyrë perfekte është konceptuar kati i fundit në formën e një Penthouse-Dubleks me linja moderne, me një plan praktik dhe funksional të brendshëm. Funksionaliteti i përshtatshëm i apartamenteve dhe tavanet e larta krijojnë një hapesirë unike të dhomave nga format minimale praktike deri në ato madhështore dhe të bollshme. Me rreth 200 apartamente, ka një larmi zgjedhje si në sipërfaqe ashtu edhe në konceptim. Apartamente 1+1 që variojnë nga 60-80 m², ku janë kompozuar bukur të gjithë ambientet e ditës dhe natës. Apartamente 2+1, ekonomike që janë përshtatur nga 85-90 m² dhe apartamente 2+1 me hapësira të bollshme deri në 130 m². Dublekset janë risia e kësaj rezidence. Të projektuara në 200- 280 m² të japin mundësinë e një eksperience të veçantë jetese që shkon përtej katër mureve të një apartamenti.
Kati përdhe i godinave do të shfrytëzohet për zhvillimin e aktiviteteve tregtare. Duke pasur eksperiencën shumëvjeçare në projektimin dhe menaxhimin e qendrave tregtare vëmendje e veçantë në Rezidencë do u jepet ambienteve të shërbimit duke i bërë të përshtatshme për çdo lloj biznesi.

Investitor:

“Concord Investment” sh. p. k

Sipërfaqja:

20 200 m²

Category: